E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 57 minuta më parë
Vendi

U kap mat duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Durrës – Një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në fshatin Gjuricaj është vënë në pranga.

Gjatë operacionit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjuricaj, shërbimet e Policisë konstatuan 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin A. Gj., i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Reklamë

37-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./vizionplus.tv 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë