E enjte, 19 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 23 minuta më parë
Kronikë

U kap duke shitur kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Breshia të Italisë ditën e sotme, pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike.

Operacioni është kryer ditën e djeshme, nga efektivët e stacionit të Castenedolo, të ndihmuar edhe nga njësia e qenve “Orio al Serio”.

Ata kontrolluan disa zona të qytetit si pjesë e një operacioni të synuar për të luftuar trafikun e drogës dhe në pranga vunë 20-vjeçarin shqiptar.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën në posedim afërsisht 360 gramë hashash, të fshehur në shtëpinë e tij. I riu, pa precedentë penalë, u vu në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para një gjyqtari për një seancë dëgjimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë