E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kap duke qarkulluar me armë zjarr dhe automjet të blinduar, arrestohet i riu nga Kurbini

Policia e Lezhës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi u kap duke qarkulluar me automjet të blinduar dhe me armë zjarri me vete.

 

Në pranga përfundoi i riu me iniciale K.V., banues në Fushë Kuqe, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, uniformat blu kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë