Doganieri Arten Ibrahimi është shkarkuar nga detyra, pas arrestimit nga policia. Ai u kap duke kaluar 33 pako me kanabis drejt Greqisë bashkë me 23-vjeçaren Kostandina Meci. Pas këtij lajmi, reagoi Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi. Ai lajmëroi shkarkimin e Ibrahimit nga detyra.

 

“Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke i zgjidhur menjëherë marrëdhëniet e punës shtetasit Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat. Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *