Dy të mitur janë lënduar ditën e sotme në Himarë pasi janë hedhur nga një shkëmb në det.

 

Në Llaman, 17 vjeçari me inicialet , D. K. dhe 16 vjeçari me inicialet K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.

 

16 vjeçari banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit.

 

Policia njofton se në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, 17 vjeçari, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

 

Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje shtetasi me inicialet R. P., pronari i mjeteve lundruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *