E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U hodh në Bunë një vit më parë bashkë me tre fëmijët, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burg bashkëshortin: Shkaktoi vetëvrasjen

Tragjedia e rëndë që tronditi Shkodrën më 3 maj 2024, ku një nënë së bashku me tre fëmijët u gjetën të mbytur në lumin Buna, është mbyllur ligjërisht me një dënim prej 4 vitesh burg për Erdgys Arrazin, bashkëshortin dhe babain e viktimave.

Gjykata e Shkodrës e shpalli fajtor Arrazin për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Fillimisht ai u dënua me 6 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite.

Sipas vendimit të gjykatësit Orgent Nazaj, u vërtetua se Arrazi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, Alma Arrazi, duke e çuar atë në një gjendje të rëndë ankthi dhe depresioni, që rezultoi në vetëflijimin tragjik të saj dhe tre fëmijëve të mitur.

Hetimet treguan se shkaku kryesor i përkeqësimit të gjendjes familjare ishte një lidhje jashtëmartesore e Arrazit.

Ai ushtronte presion të vazhdueshëm mbi Almën për ta larguar nga banesa, duke përfshirë edhe veprime poshtëruese si djegia e rrobave të saj në oborr dhe shkatërrimi i fotografive familjare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë