E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U helmuan në shkollë në Fier/ Nxënësit dalin nga spitali

Të gjithë nxënësit e helmuar në shkollën “Janaq Kinica” në Fier kanë lënë spitalin. Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se nxënësit janë në gjendje të mirë dhe se të 60-të janë jashtë dyerve të spitalit tani.

 

Reklamë

“Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit. Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”. Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin. Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.”

 

Nxënësit u dërguan me urgjencë në spital pas një helmimi masiv. Deri tani raportohet se helmimi ka ardhur nga një spraj piperi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë