Kritiku kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny, ka mbërritur nga Siberia në Gjermani për një trajtim më të specializuar, pas helmimit të tij pak ditë më parë.

Navalni ra në gjendje kome pas konsumit të një çaji Brenda te cilit dyshohet se ishte hedhur helm. Lideri i opozitës ruse do të transportohej që të premten drejt Gjermanisë, por mjekët në Omsk refuzuan për shkak të situatës se paqëndrueshme. Transporti i tij drejt Gjermanisë mund t’i kushtonte edhe jetën.

Bashkëshortja e Navalnit, Yulia, i kërkoi presidentit Rus Putin të miratonte lëvizjen jashtë vendit.  Pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, Navalny ka mbërritur këtë të shtunë në Berlin. Lideri i opozitës ruse u ndje keq gjatë fluturimit nga Toms drejt Moskës të enjten. Avioni me të cilin po udhëtonte u detyrua të bënte ulje urgjente, e më pas Navalny u dërgua në spital në Siberi në gjendje kome. Dyshimet janë se ai mund të jetë helmuar pas konsumit të çajit.

Por mjekët rus kanë deklaruar për mediat se në gjakun e tij nuk ka substance helmuese, dhe se mund të bëhet fjalë për një çrregullim metabolik për shkak të sheqerit të ulët në gjak. Mediat opozitare ruse ndërkohë shkruajnë se në lëkurën dhe flokët e Navalnyt janë gjetur gjurmë të një kimikati industrial.

Kritiku i Putinit,  njëherësh dhe kundërshtari kryesor i presidentit rus ka qënë në shënjestër të sulmeve të Kremlinit vitet e fundit. Ai madje ka vuajtur disa dënime me burg në vitin 2018 dhe 2019. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *