Policia ka proceduar 6 persona për organizim grumbullimi dhe manifestimi të paligjshëm, si dhe për mosbindje të policisë për t’u shpërndarë në ndeshjen Tirana – Kukësi, zhvilluar pasditen e të hënës.

Sipas njoftimit të policisë, disa persona janë grumbulluar pranë stadiumit “Selman Stërmasi” një grup tifozësh të skuadrës Tirana, në shkelje të protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Personat që u vunë nën hetim janë: M. J., F. M., E. S., O. K., G. X. dhe K. M.

Po ashtu, u gjobit me 1 milionë lekë të reja pronari i një lokali në afërsi të stadiumit. Ai lejoi që të futeshin dhe të qëndronin në ambientet e brendshme të lokalit, tifozët që nuk po zbatonin urdhrin e Policisë për t’u shpërndarë dhe respektuar distancimin social, urdhër i dhënë disa herë me megafon, që prej fillimit të grumbullimit të paligjshëm e deri në shpërndarjen e plotë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *