E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U godit nga një tra në vendin e punës, humb jetën 62-vjeçari në Kavajë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën ditën  e sotme në Qerret të Kavajës, pasi është goditur nga një tra në vendin e punës.

Sipas policisë 62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.

Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.

Njoftimi:

Reklamë

Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.

62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.

Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.

Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë