E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U gjend i mbytur në rezervuar, 25-vjeçari ishte në arrest shtëpie (Emri)

Identifikohet 25-vjeçari që u gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

 

Reklamë

Ai është Fridman Xhaferraj, banues në fshatin Plug, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

Në maj të këtij viti, Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

 

Në 21 maj,  riu u lirua nga dhomat e paraburgimit, duke u lënë në “arrest shtëpie” në fshatin Plug të Lushnjës. I akuzuar për zjarrvënie të pronës së tjetrit, përfshirë 3 makina pranë një qendre tregtare.

 

Burime për Vizion Plus thanë se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja të shumta dhune.

Vazhdo të lexosh

Reklamë