E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U fut për t’u larë në det, mbytet 42-vjeçarja në Qerret

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Kavajë.

Rreth orës 16:00 një 42 vjeçe, me kombësi çeke, ka humbur jetën duke u larë në det.

“Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë