Ekzekutimi mafioz i Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Dosja tashmë i ka kaluar SPAK, pasi ka dyshime se 27-vjeçari është vrarë si pasojë e përplasjeve me disa grupe kriminale.
Lexo edhe :
Related Posts
Struktura e Posaçme do të hetojë lidhjet dhe përplasjet që dyshohet se viktima mund të ketë patur me disa persona që i përkasin grupeve kriminale.
Klaudio Prendi, 27-vjeç u qëllua me armë zjarri me silenciator në afërsi të zonës së Xhamllikut, sapo doli nga një lokal dhe hipi në makinën e tij luksoze.
Autorët të cilët kishin parkuar pranë, sapo Prendi u ul në sediljen e shoferit, i dolën paralel me mjetin ku e qëlluan të paktën me 8 plumba duke e plagosur rëndë në kokë dhe në trup, por që fatkeqësisht humbi jetën në spitalin e Traumës.
Viktima përpara se të ekzekutohej ishte në shoqërinë e disa efektivëve të policisë, të cilët menjëherë sapo autorët qëlluan me armë lajmëruan sallën operative dhe u vunë pas makinës tip audi që përdornin autorët.
Këta të fundit arritën që ti largohen me shpejtësi duke humbur gjurmët. Më pas mjeti i tyre u gjet i djegur në zonën e Farkës. Makina rezulton e vjedhur në zonën e Liqenit në Tiranë, ndërsa targat ishin të vjehdhura në Greqi.
Sa i takon pistës, nuk përjashtohet puna si ish-gjyqtar i babait të viktimës, ndërkohë po hetohen lidhjet e Prendit me disa persona për borxhe të pashlyera, por edhe përplasjet tij me disa grupe kriminale jashtë vendit.
/vizionplus.tv






