Është shuar zjarri që përfshiu pasditen e të hënës zonën e Repsit në Mirditë.

 

Forcat zjarrfikëse të Mirditës, ato të Matit, së bashku me 54 efektivët e forcave të armatosura arritën të vinin nën kontroll flakët që po i afroheshin banesave të fshatit Elgjin.

 

Nga zjarri, sipas autoriteteve, u dogj një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pishë.

 

Zjarrvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme nga banorë të zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *