Ditën e sotme në Vizionin e Pasdites është rikthyer në vëmendjen e publikut një histori që rrëqethi mijëra shqiptarë para 5 vitesh. Historia e Altea Jubit, vogëlushes 2-vjeçare asokohe, që u dogj ne 70% të trupit me qumësht të valuar. Sot e kishim në studio bashkë me babanë, zotin Shefit, që edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite nuk mund të mbajë dot lotët kur e sjell në kujtesë.

 

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi mbi aksidentin e ndodhur, babai shprehet se as vetë nuk e kuptoi se si ka ndodhur, në atë moment as nuk ka qenë në shtëpi.

 

“Goca e vogël ishte me vajzën e 2-të,ndërkohë që vetëm për një moment kishte ngelur vetëm ra me trup brenda qumështit të valuar . Më duket ëndërr që e kam gjallë. Unë i humba shpresat, ndoshta bëra gabim, por që në ate gjendje që ishte ajo nuk mendova se do mbijetojë”.

 

Në momentin e rrëfimit, Altea afrohet dhe e perqafon të atin duke thënë se : “Unë, sa herë që ai e tregon këtë e përqafoj. Dua që të ndjehet më mirë”.

 

Zoti Shefit tregoi gjithashtu për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen, jetojnë me qira dhe mbahen vetem me rrogën e bashkëshortes. Ëndrra e tij është të kenë një shtëpi, ndërkohë që edhe pse e vogël, Altea i thotë babait që do t’ia blejë ajo një shtëpi kur të rritet.

 

“I kam thënë babit që kur të rritem dot’ ia blej unë një shtëpi. Një shtëpi të madhe ku të gjitha gjërat të jenë automatike.”

 

Përpos të tjerave, ai shpreh mirënjohje dhe falenderime për të gjithë ata që e ndihmuan. Noizy, Bes Kallaku, Edi Rama e shumë të tjerë ishin aty moralisht dhe financiarisht, falë të cilëve Altea gëzon sot shëndet të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *