Qeveria franceze ka nisur një hetim për dëmtimet e rënda të një vajze 14-vjeçare, e cila ra në koma pasi u rrah jashtë shkollës së saj nga tre adoleshentë të tjerë.

Vajza është zgjuar nga koma, por gjendja e saj shëndetësore nuk është stabilizuar ende.

Në mesin e autorëve të dyshuar është, raporton Guardian, një vajzë nga e njëjta shkollë, gjithashtu 14 vjeçe, e cila u arrestua të mërkurën dhe pranoi se kishte goditur viktimën. Dy të miturit e tjerë të arrestuar janë të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Ministrja e Arsimit Nicole Belloubet ka urdhëruar një hetim nga inspektorët e ministrisë së saj, të cilët do të kenë tetë ditë pune, duke filluar nga e premtja, për të raportuar mbi rrethanat e sulmit.

Nëna e viktimës së sulmit tronditës deklaroi në intervista se vajza e saj ishte ngacmuar nga një shok klase për dy vjet e gjysmë.

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu mbështetjen e tij për vajzën. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *