Pas mbledhjes me krerët e degëve të PD të hënën në selinë blu, sot kryedemokrati Lulzim Basha u takua me deputetët e rinj që dolën fitues nga zgjedhjet e 25 prillit.

 

Mësohet se PD ka ngritur një grup pune me juristë dhe ekspertë të tjerë, me qëllim grumbullimin e fakteve për krime zgjedhore.

 

Në fokus është strategjia që do të ndjekë PD për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit.

 

Në takimin që realizoi dje me drejtuesit e degëve, lideri demokrat theksoi se në zgjedhjet e 25 prilli u deformua vullneti i qytetarëve dhe se rezultati ishte i papranueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *