E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arrestua si pjesë e grupit “Bajri”, FSHF pezullon Armir Grimën nga kombëtarja e femrave

Dhënia e masës së sigurisë “arrest me burg” për Armir Grimaj I arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” e ka detyruar federatën shqiptare të futbollit të dalë me një vendim në lidhje me ish futbollistin e njohur të Vllaznisë I cili mban postin e trajnerit të kombëtares së femrave të Shqipërisë.

FSHF nëpërmjet një komunikate për mediat bëri të ditur se ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra trajnerin Grimaj deri në përfundimin e plotë të hetimeve nga prokuroria ndaj tij.

Reklamë

 

Armir Grimaj dyshohet se ka trukuar ndeshje bashkë me pjesën tjetër të anëtareve të këtij grupi, dyshime të cilat I bënë të ditura pas arrestimit të tij nga zv.ministri I brendshëm Besfort Lamallari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë