E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arrestua për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ndërron jetë “daja” nga Kosova

Ragip Hajdini, një prej grabitësve të miliona eurove në Rinas ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

51-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si “Daja” nga Kosova ishte shtruar prej katër ditësh te Trauma, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai u arrestua pas dëshmisë së dëshmitarit Alkond Bengasi që tha se “daja” ishte një person që ishte takuar disa herë me Admir Muratajn. Ky i fundit mbeti i vrarë gjatë ndjekjes nga policia, ditën kur ndodhi grabitja.

Për grabitjen e 9 prillit të vitit 2019 në Rinas u arrestuan Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë