E enjte, 24 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

U arrestua pas një konflikti në Paris, lihet i lirë Travis Scott

Travis Scott është liruar pasi u arrestua pas një debati të ashpër me truprojën e tij në një hotel në Paris.

CNN raportoi se punonjësit e hotelit luksoz ku po qëndronte reperi thirrën policinë për t’i dhënë fund një konfrontimi të madh, në të cilin ata vetë nuk mundën të përfshiheshin.

Zyra e prokurorit të Parisit thotë se Scott u arrestua për “dhunë ndaj një roje sigurie”.

Pak më shumë se 24 orë më vonë, artisti 33-vjeçar u la i lirë pa akuza, sipas avokatit të tij.

Reklamë

Një burim i afërt me reperin tha për PageSix: “Ai u arrestua për shkak të një sherri me truprojën e tij për ngacmim dhe sjellje të keqe. Policia franceze e teproi dhe e arrestoi. Ai e mbajti për 24 orë për shkak të sherrit. Nuk ka pasur dhunë”.

Scott kishte planifikuar të kalonte disa ditë në Paris gjatë Olimpiadës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë