E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U arrestua në Shqipëri/ Gjykata e Shkodrës jep “ok” për ekstradimin e kriminelit rus

Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus Igor Kokunov.

 

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata thotë se sapo u dha vendimi ndaj tij dhe tashmë do të nisin procedurat e ekstradimit.

 

Reklamë

Rusi u arrestua në gusht të këtij viti nga autoritetet shqiptare i cili akuzohet nga Rusia si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli.

 

Gjatë verifikimit të imtësishëm në pikën kufitare të Muriqanit, 59-vjeçari, Igor Kokunov, rezultoi i shpallur në kërkim nga autoritetet ruse.

 

Gjykata në Rusi i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

 

Më herët, shtetasi rus ka pretenduar se në atdhe i rrezikohet jeta, pasi fajësoi për dënimin e tij organet shtetërore të regjimit diktatorial të presidentit Vladimir Putin.

Më shumë video

Reklamë