E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arratis në operacionin antidrogë, pranga beratasit

Policia e Beratit mundi të arrestojë një shtetas I cili u arratis ditën e enjte gjatë një operacioni anti-drogë.

Efektivët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. B., 35 vjeç, banues në Berat.

Ky person ndodhej në një banesë në lagjen “Barrikada” kur ndërhyri policia.

Pronari I baneses u arrestua, ndërsa 35 vjecari , R.B. mundi ti ikte policisë për tu kapur këtë të premte.

Ata akuzohen për trafik droge, pasi në banesë gjatë kontrollit u gjet sasi heroine dhe metadon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë