Nga karantina aty ku po kalon më së shumti kohë me familjen, Ylli Baka e ka kthyer në humor por edhe argëtim qëndrimin në shtëpi. I ftuar përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Ylli Baka me humor iu përgjigj gjithë atyre që janë mërzitur nga anulimi i dasmave por edhe arsyet që e ccuan të bënte një “concert” nga ballkoni për komshinjtë e tij. “Të gjitha u anulluan për mua e të gjithë të tjerët, po nuk ka problem. Do t’i martojmë edhe beqarët, mos të mërziten shumë. Koncertet janë për muajt e ditët në vazhdim, do durojmë dhe pak. Nata e parë ishte shumë e bukur. Surprizë. Une dola të duartrokisja, dhe njerëzit filluan “Ylli Ylli”. Montova mikrofonin, emocionin e parë e ndava me pallatin, komshinjtë dhe të gjithë lagjen. I përsërita këngët dy tri herë. Këndova dhe këngë e re ‘Më lini të fluturoj’, dhe unë fluturova nga ballikoni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *