E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Tym i bardhë”, Veliaj marrëveshje me artistet për Teatrin Kombëtar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njoftoi nëpërmjet një postimi në facebook se ka arritur marrëveshjen me artistet për godinën e Teatrit të ri Kombëtar.

 

Reklamë

Veliaj shkruan se falë kontributit të secilit tashmë është arritur një marrëveshje më e mirë dhe që sot nisin negociatat për një godinë të re.

 

Reklamë

Kreu I bashkisë e shoqëroi postimin dhe lajmin me një foto ku kishe dale përkrah aktoreveve Arben Derhemi e Alfred Trebicka si dhe regjisorit Altin Basha, të cilët shihen të buzeqeshur përkrah Veliajt në foto.

 

Prej ditësh aktorët, regjisoret e përfaqësues të tjerë nga bota e teatrit dhe kinematografisë shqiptare kishin dalë në proteste pasi kërkonin rikonstruksionin dhe jo ndërtimin nga e para të godinës së Teatrit të ri Kombëtar.

 

Tashmë mbetet për tu parë nga afër se në cilin aspekt janë bashkuar palët dhe cilat janë ende kundërshtitë që duhen sheshuar.

 

 

Më shumë video

Reklamë