E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tym e flakë në Kuvend, seanca zgjati vetëm 12 minuta: Nikolla e mbyll pas kaosit

Seanca plenare e kësaj të hëne është mbyllur brenda pak minutash.

 

Kjo për shkak se opozita edhe këtë herë, ndezi tymuese dhe flakadanë gjatë seancës, si dhe godisnin me duar tavolinën për të penguar fjalën e deputetëve.

 

Reklamë

Për këto veprime, kryeparlamentarja Lindita Nikolla përjashtoi deputetin e PD Flamur Noka.

 

Tensionet sot u shënuan që para nisjes së seancës plenare, kur deputetët e opozitës u përplasën me Gardën. Këta të fundit tentuan të ndalonin hyrjen e deputetëve në Kuvend, pa u kontrolluar për të shmangur pikërisht kaosin, gjë e cila nuk u arrit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë