Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore...

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit...

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24 vjeçari ra...

Twitter-i do të lehtësojë një rregullore që ndalonte reklamat politike

4 Janar 23:54

Twitter-i njoftoi se do të lehtësojë një politikë 3-vjeçare që ndalonte reklamat politike në këtë platformë të medias sociale. Ky është ndryshimi më i fundit i ndërmarrë nga Elon Musk, teksa përpiqet të grumbullojë të ardhura pas blerjes së kompanisë vitin e kaluar. Kompania postoi të martën vonë në Twitter se po lehtëson politikat për reklamat mbi çështje të rëndësishme në SHBA. “Ne po planifikojmë gjithashtu të zgjerojmë gamën e reklamave politike që do të lejojmë, në javët e ardhshme”, shkruante kompania në llogarinë e saj në Twitter.

 

 

Twitter-i ndaloi të gjitha reklamat politike në vitin 2019, duke reaguar ndaj shqetësimit në rritje për përhapjen e dezinformatave në mediat sociale. Drejtori ekzekutiv i atëhershëm i kompanisë, Jack Dorsey tha në atë kohë se reklamat në internet janë të fuqishme dhe efektive për reklamuesit komercialë, por kjo fuqi sipas tij “sjell rreziqe të mëdha për politikën dhe mund të përdoret për të ndikuar tek votat”. Lëvizja e fundit duket se përfaqëson një shkëputje nga ajo politikë, e cila kishte ndaluar reklamat e kandidatëve, partive politike, zyrtarëve të zgjedhur ose të emëruar qeveritarë.

 

 

Reklamat politike përbënin një pjesë të vogël të të ardhurave të përgjithshme të Twitter-it. Shpenzimet totale për zgjedhjet për në Kongres, të vitit 2018 ishin më pak se 3 milionë dollarë. Duke iu referuar ndryshimit të politikës mbi reklamat, Twitter-i tha se “reklamimi i një çështjeje mund të lehtësojë diskutimet publike rreth temave të rëndësishme” dhe se ndryshimi do të përafrojë politikën e reklamave të platformës me ato të “televizioneve dhe organeve të tjera mediatike”. Kompania nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje. Në mars të vitit 2021 kompania Facebook bëri një lëvizje të ngjashme për reklamat politike dhe sociale, duke hequr kufizimet e vendosura pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

 

 

Zoti Musk e cilëson veten si një luftëtar të fjalës së lirë dhe e bleu Twitter-in sepse me sa duket besonte se kompania nuk po e përmbushte potencialin e saj si një platformë e fjalës së lirë. Por miliarderi i Teslës është detyruar të bëjë shkurtime të mëdha të kostove dhe po përpiqet të gjejë më shumë burime të ardhurash për të justifikuar blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitter-it.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
politike Rregullore Twitter

Nga e njëjta kategori

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa kohë që bazat britanike nuk përdoren kundër nesh

më shumë...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

më shumë...

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për kamerat, vetëdorëzohet në polici Pjerin Bitanji

më shumë...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore të Letonisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

10:38

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik,...

10:19

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët,...

10:17

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

10:02

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

9:49

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:26

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me...

9:13

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

8:30

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave!...

8:29

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për...

8:18

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për...

7:32

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në...

7:28

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7...

7:02

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat...

6:56

Zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja...

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.