Subscribe

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksa që mat qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve që konsumohen në vend ka shënuar një rënie  të ndjeshme në 5 muaj e parë të këtij viti.

 

Ky fakt është dëshmi që shqiptarët janë stepur në investim dhe në konsum. Duke ju referuar të dhënave ka pësuar rënie si në dogana ashtu edhe në tatime, duke bërë që mos realizmi të arrijë në 4 miliard lekë.

 

Ekspertët vërejnë se konsumatori ka një hezitim për shpenzimin e parave.

 

Sipas Papajanit qasja e qeverisë për të nisur ndëshkimet dhe kontrollet e rrepta tek bizneset nuk është rruga e duhur. Shkakun për situatën jo pozitive në mbledhjen e taksave qeveria duhet ta kërkojë tek politikat e pabarabarta që aplikon në sektorë të caktuar.

 

Sipas ish-kreut të tatimeve, një numër i vogël biznesesh në vend që të trajtohen si taksapagues, janë kthyer  në taksa përfitues, siç janë koncesionarët.

 

Por ndonëse kryeministri njoftoi aplikimin e një sistemi më të sofistikuar të luftës kundër informalitetit, nëpërmjet fiskalizimit të faturave, Papajani thotë së ky projekt ka pikëpyetje të forta lidhur me efektivitetin e tij.

 

Një ditë më parë kryeministri foli me tone të ashpra ndaj administratës tatimore për shkak të rritjes së infomalitetit, por lufta ndaj këtij fenomeni mbetet vetëm në aksione dhe fushata momentale dhe nuk ka një ekspertizë profesionale mbi fokusin e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *