Ndërsa BREXIT gjendet në një situatë kaotike, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk i ka bërë apel eurodeputetëve që të tregohen të hapur për të dhënë edhe më shumë kohë, nëse Mbretëria e Bashkuar dëshiron të rishqyrtojë strategjinë e saj të divorcit.

 

Kjo rrjedhimisht nënëkupton pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

 

“Më lejoni të bëj një vërejtje personale për anëtarët e këtij Parlamenti. Ka zëra që thonë se pjesmarrja e Britanisë së madhe në zgjedhje do të ishte e dëmshme ose e papërshtatshme për disa prej jush. Më lejoni të jem i qartë: një mendim i tillë është i papranueshëm. Nuk mund të tradhtosh gjashtë milionë njerëz që nënshkruajnë peticionin për tërheqjen e nenit 50, një milion njerëz që marshuan për një votim të Popullit ose shumica në rritje e njerëzve që duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian.

 

Tusk i kujtoi eurodeputetëve se britanikët duhet të jenë të përfaqësuar.

 

Ata mund të mendojnë se nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, por ata duhet të mendojnë se përfaqësohen nga ju. Sepse ata janë ende evropianë.”

 

Procesi Brexit ndodhet ne fazen finale të tij, pavarësisht se disa herë udhëheqësit europianë kanë pranuar të shtyjnë afatin sipas kërkesave të ardhura nga Londra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *