E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tusk: BE dëshiron marrëdhënie të ngushta me Britaninë pas Brexitit

Presidenti i Këshiillit Evropian, Donald Tusk  ka theksuar se Bashkimi Evropian dëshiron të ndërtojë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Britaninë e Madhe në tregti, siguri dhe çështje ndërkombëtare pas Brexitit, mirëpo nuk do të heqë dorë nga vlerat dhe interesat e saj themelore në këtë proces.

 

Britania e Madhe planifikon të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019, mirëpo aktualisht mbetet e padefinuar marrëdhënia në mes të këtyre dy palëve pas Brexitit.

 

Reklamë

Paqartësitë janë shtuar edhe më shumë muajin e kaluar, meqë pas një takimi në Sallsburg, liderët evropianë kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May për marrëdhëniet pas Brexitit duke thënë se plani i saj “nuk funksionon”.

 

Nga ana tjetër Britania ka kërkuar nga diplomatët e BE-së që të tregojë respekt për Britaninë në këtë proces.

Vazhdo të lexosh

Reklamë