Burgjet ne Turqi jane te mbipopulluara dhe per te mbajtur pas hekurave mijëra persona te akuzuar per përfshirje ne tentativën per grusht shteti, Ankaraja ka gjetur nje zgjidhje. Qeveria miratoi nje dekret per lirimin me kusht te 38 mije te burgosurve, qe do t’ua lene qelitë rreth 35 mije te arrestuarve ne kuadër te hetimeve per puçin e 15 korrikut. Ministri turk i drejtësisë Beqir Bozdak shpjegoi ne nje postim ne rrjetet sociale se nuk behet fjale per amnisti, por per liri me kusht dhe nga kjo mase përjashtohen te dënuarit per vrasje, abuzime seksuale apo krime kundër shtetit. Megjithatë, qeveria nuk ka sqaruar se nje lëvizje e tille vjen per te liruar hapësirat per te ashtuquajturit “gyleniste”. Nga burgjet do te dalin personat qe kane vuajtur 2/3 e denimit. Sipas autoriteteve, tentativa per grusht shteti është drejtuar nga kleriku Fetullah Gylen dhe mbështetës te tij kane depërtuar ne ushtri dhe institucione te tjera. Arrestimet dhe pezullimet nga puna te dhjetëra mijëra njerëzve ne sektorë te ndryshëm kane rritur shqetësimin mes vendeve evropiane dhe organizatave te te drejtave te njeriut, qe i kane bere thirrje qeverise turke te vetëpërmbahet. Qe nga viti 2003 kur ne pushtet erdhi partia AKP e presidentit Rexhep Taip Erdoan, numri i te burgosurve është trefishuar, ndërsa me arrestimet e muajit te fundit ka lindur nevoja per rritjen e kapaciteteve ne institucionet e vuajtjes se dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *