Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të jemi kokëulur...

“Nuk e njoh partinë e Saliut si ndërmjetëse mes...

Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës...

SHBA dhe Irani ndalin sulmet, palët rikthehen në negociata,...

OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300...

Polici përplaset për vdekje me makinë në pikën kufitare...

Putin: Presim rikthimin e negociatave me SHBA për Ukrainën

NATO mblidhet në Ankara më 7-8 korrik: Rritja e...

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përjetojnë ditët më të...

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze

Turqia tërhiqet nga Konventa që synon mbrojtjen e grave nga dhuna

20 Mars 11:54

Turqia është tërhequr nga traktati i parë detyrues në botë, për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. Kjo është bërë përmes një dekreti presidencial, nga ana e presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan.

Tërheqja Turqisë është “pengesë e madhe” në përpjekjet për të mbrojtur grate, ka thënë kreu i Këshillit të Evropës, Charles Michel, raporton AFP.

Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek penalisht dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Konservatorët në Turqi kishin deklaruar se ky dokument dëmton unitetin e familjes, inkurajon divorcin dhe se referencat e saj për barazinë po përdoren nga komuniteti LGBT (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët) për të arritur që të pranohen më gjerë në shoqëri.

Publikimi i dekretit në gazetën zyrtare nxiti zemërim midis grupeve të të drejtave të njeriut. Gjithashtu u bën thirrje për protesta në Stamboll.

Gokce Gokcen, nënkryetare e partisë kryesore të opozitës CHP tha se dalja nga traktati nënkupton “mbajtjen e grave si qytetare të klasit të dytë dhe lejimin e vrasjes së tyre”.

“Pavarësisht nga djallëzia juaj, ne do të qëndrojmë gjallë dhe do të rikthehemi në konventë”, tha ajo në Twitter.

Turqia kishte debatuar për një largim të mundshëm nga konventa, pasi një zyrtar i partisë së presidentit Erdogan ngriti këtë çështje vitin e kaluar.

Që nga ajo kohë, gratë kanë dalë në rrugë në qytete anembanë vendit duke i bërë thirrje qeverisë që të vazhdojë zbatimin e dokumentit.

Ministrja e Punës, Familjes dhe Shërbimeve Shoqërore, Zehra Zumrut Selcuk i tha agjensisë zyrtare të lajmeve Anadolu se kushtetuta dhe ligjet e brendshme të Turqisë do të ishin “garantimi i të drejtave të grave”.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër dhunës me parimin e tolerancës zero”, tha ajo të shtunën.

Dhuna në familje dhe vetëvrasjet mbesin një problem serioz në Turqi. Vitin e kaluar, 300 gra u vranë sipas grupeve të të drejtave të grave. Organizatat për të drejtat e njeriut, akuzojnë presidentin Erdogan për politika gjithnjë e më shumë konservatore, gjatë 18 viteve të tij në pushtet./R.E.L

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
Dhuna gra Konventa Turqia

Nga e njëjta kategori

“Nuk e njoh partinë e Saliut si ndërmjetëse mes PS dhe protestuesve”, Balla” Protesta “u vodh”, investimi në Zvërnec do të vijojë

më shumë...

Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deputetët, mungon Spiropali

më shumë...

Polici përplaset për vdekje me makinë në pikën kufitare të Morinës

më shumë...

Siguria dhe protesta në fokus, Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Ikballe Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:27

Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit...

12:02

Mbi 1800 gjoba dhe 17 të arrestuar...

11:45

Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të...

11:42

“Nuk e njoh partinë e Saliut si...

11:19

Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë...

11:12

SHBA dhe Irani ndalin sulmet, palët rikthehen...

11:07

OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar...

11:01

Polici përplaset për vdekje me makinë në...

10:50

Putin: Presim rikthimin e negociatave me SHBA...

10:18

Sadushi porosi magjistratëve: Qëndroni të paanshëm dhe...

10:13

Siguria dhe protesta në fokus, Lamallari: Policia...

10:04

NATO mblidhet në Ankara më 7-8 korrik:...

9:53

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përjetojnë ditët...

9:47

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa...

9:22

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy...

9:17

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

8:55

U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj,...

8:51

Lëkundje tërmeti në Korçë

8:46

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat...

8:36

Më shumë se pesë orë të bllokuar...

Më të klikuarat

  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.