Ministria e Jashtme turke ka reaguar ashpër mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, pasi dy ditë më parë u njoftua edhe vendimi zyrtar për hapjen e ambasadës në Jeruzalem, aty ku do të zhvendoset edhe ambasada serbe.

 

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme turke i konsideron këto zhvillime si shkelje të ligjit ndërkombëtar.

 

“Turqia, një nga vendet e para që njohu Kosovën, gjithashtu ka siguruar që në fillim një mbështetje të madhe për përpjekjet drejt njohjes ndërkombëtare. Sidoqoftë, ne nuk e shohim të drejtë ta ndërtojmë këtë proces kundër së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, territoret e të cilit janë nën pushtim”, thuhet në deklaratë.

 

Ministria e Jashtme turke u bën thirrje zyrtarëve kosovarë që të përmbahen nga veprimet që do të dëmtonin statusin historik dhe ligjor të Jeruzalemit dhe që do të parandalonin që Kosova të njihet nga shtetet e tjera në të ardhmen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *