E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Turqia i hapi rrugë Suedisë e Finlandës për anëtarësimin në NATO/ Meta: Vendim i duhur për forcimin e sigurisë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Turqisë, për t’i hapur dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Meta e cilëson një vendim të duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë kërcënuese për parimet e vlerat demokratike.

 

Reklamë

“E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, shkruan Presidenti.

 

Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.

Vazhdo të lexosh

Reklamë