E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Turqi, kapet mbi një ton drogë, vinte nga Shqipëria

1.1 ton drogë shqiptare është sekuestruar në Bodrum të Turqisë ndërsa 11 persona janë arrestuar. Sipas mediave turke kreu i bandës njihej me nofkën “Met shqiptari”, ai konsiderohet si një prej bosëve më të mëdhenj te hashashit.

 

Met Kanani u arrestua teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës nga brigjet shqiptare. Vlera në treg e sasisë së kapur të drogës arrinte deri në 5.2 milionë euro.

 

Reklamë

Sipas raporteve të policisë lënda narkotike mbërrinte ne Turqi nga brigjet shqiptare. Ajo shpërndahej më tej në vende të ndryshme të Europës.

 

Operacioni i quajtur “Rruga e Ballkanit” ka zgjatur 6 muaj dhe u krye në bazë të informacioneve të ardhura nga pala shqiptare dhe ajo greke. Ndërkohë ne muajin nëntor te vitit te kaluar te njëjtit grup iu sekuestrua 1.3 ton droge e llojit kanabis qe gjithashtu ishte nisur nga Shqipëria.

Më shumë video

Reklamë