E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Turqi-Greqi, s’ka qetësi në kufi/ Vijojnë përplasjet mes palëve për shkak të refugjatëve

Përshkallëzohen sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, ku mijëra refugjatë kanë mbetur në kufi dhe kërkojnë të hyjnë në tokën greke.

 

Një kamp refugjatësh u përfshi nga zjarri në Ishullin Lesbos të Greqisë. Shkaqet nuk janë bërë të qarta nga autoritetet greke.

 

Reklamë

Tensionet arritën kulmin gjatë mesnatës ku autoritetet e të dyja vendeve kanë përdorur gazin lotësjellës për të larguar refugjatët.

 

Presidenti turk i bëri sërish thirrje Greqisë që të hapë kufijtë e saj dhe të lejojë kalimin e refugjatëve sirianë drejt Bashkimit Europian. Ai madje akuzoi palën greke për keqtrajtimin e tyre në kufi.

 

“Greqia nuk ka pse shqetësohet nga emigrantët që duan të shkojnë në vende të tjera të Europës, prandaj duhet të hapë dyert për ta”, tha Erdogan. Presidenti turk ndërkohë ka urdhëruar rojen bregdetare të mos lejojë kalimin e migrantëve në Detin Egje.

 

Por autoritetet greke kanë publikuar video ku forcat e sigurisë turke sulmojnë refugjatët duke i shtyrë ata me dhunë drejt kufirit. Madje Athina akuzon Ankaranë se po përdor mjetet e ushtrisë për të larguar rrethimin e kufirit, të cilat Greqia i ka vendosur për mbrojtjen e kufinjve.

 

Çështja e refugjatëve në kufirin tokësor mes Greqisë dhe Turqisë do të jetë në axhendën e Mitsotakis i cili do të udhëtojë në Berlin dhe Vjenë, gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel dhe Sebastian Kurc.

 

Refugjatët do të jenë edhe në top të axhendës së bisedimeve mes presidentit turk dhe Presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel në Bruksel këtë të hënë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë