E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Kronikë

Turqi/ Dy vëllezër shpëtohen 200 orë pas tërmetit

Dy vëllezër u nxorën nga rrënojat në rajonin Dulkadiroglu, në qytetin Kahramanmaras, rreth 200 orë pas tërmeteve në Turqi.

 

 

Punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në qytetin Kahramanmaras vazhdojnë ende, nëntë ditë pas shkatërrimit pothuajse total.

Reklamë

 

 

Shumë ekipe të kërkim-shpëtimit kryejnë punime në rrënojat në një pallat të shembur në bulevardin “Salman Zulkadiroglu” në lagjen ”Sutçu Imam”, në rajonin qendror Dulkadiroglu, në Kahramanmaras.

 

 

Ekipet arritën të shpëtojnë pothuajse pas 200 orësh pas tërmetit dy vëllezër, prej të cilëve Muhammed Enes Yeninarin, 17 vjeç, dhe vëllai i tij të madh, Baki Yeninar, 21 vjeç.

 

 

Vëllezërit, të cilët u nxorën të plagosur, u dërguan me ambulancë në spital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë