E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Turpi i kombit”/ Berisha sulmon Bashën nga Shkodra: E pret vrima e miut nga revolucioni

Ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua me një thirrje të gjithë demokratëve, që mbështesin ende kryedemokratin Lulzim Basha. Ai u shpreh se ata duhet të heqin dorë prej tij, pasi sipas tij, Basha është turpi i dheut dhe i historisë.

 

Reklamë

“Nuk mund të krahasohet me asnjë vend tejtër, nuk ndodhin kurrë në një vend të lirë zhvillime të tilla. A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me banditë dhe policë, njeriun me të cilin ndaj afera korruptive, njeriun me të cilin mbyll dosjet e krimit. Unë i drejtohem të gjithë demokratëve që akoma në mënyrën më të pabesueshme kanë dëshmuar mbështetjen për Lulzim Bravën, hiqni dorë prej tij, se ai është turpi I dheut, është turpi i historisë.”

 

Reklamë

Më tej, ai këmbënguli në vazhdimin e protestave deri në marrjen e selisë së PD.

 

“Thirrja ime për partnerët tanë ndërkombëtarë, ky është një revolucion paqësor, por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar kërkonin atë që do bënte cdo polici e një vendi të lirë, të nxirrte nga shtëpia e tyre bandidët që kishin hyrë në shtëpinë e tyre.Çfarë kërkonim ne më 8 janar? Se 8 janari është vetëm fillimi. Ne nuk do të ndalemi deri në fitoren tonë.”

Më shumë video

Reklamë