Policia e Vlorës goditi këtë të mërkurë një rast të shit-blerjes së votës.

 

AbdulGafur Balikci, 23 vjeç me origjinë nga Turqia dhe Juriseld Mucaj 24 vjeç u proceduan penalisht pasi akuzohen për krime zgjedhore.  Dy të rinjtë dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për sigurimin e disa votave kundrejt pagesës në interes të forcës politike, Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë për Vizion Plus se 24-vjeçari Juriseld Muçaj, dyshohet se ka marrë në kohë të ndryshme shuma parash nga shtetasi turk, me qëllim shpërndarjen e tyre tek disa të afërm të tij, të cilët më pas në 25-prill të votonin për LSI.

 

Gjatë ndalimit, dy të rinjve mësohet se iu gjet një bllok ku ishin shënuar disa emra të personave që mendohet se do u blinin votën.  Ndërkohë po analizohen nga ana tjetër dhe bisedat telefonike si dhe mesazhet që dy të akuzuarit  kanë shkëmbyer mes tyre gjatë komunikimit që kanë pasur me njëri-tjetrin por dhe me persona të tjerë.

 

Çështja ndaj dy të rinjve do i kaloje për hetim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

 

Ky është rasti i dytë që policia godet raste të shit-blerjes së votës. Pak ditë më parë në Pukë u arrestua 45-vjeçari Vasil Shabani ndërsa u procedua penalisht drejtuesi politik i LSI, Demir Syla pasi dyshohet se do të blinin vota në favor të LSI.

 

Akuzë kjo që u mohua nga drejtuesit e Lëvizjes Socialsite për Integrim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *