Subscribe

Kryetari i shoqatës së operatorëve turistik, Besnik Vathi, tha sonte në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus se është kritik kundrejt shifrave lidhur me numrin e turistëve që vijnë në Shqipëri.

Vathi tha se ngatërrohet numri real i turistëve me vizitorët tranzitë. Ai tha se është e domosdoshme që të bëhet një ndarje, në mënyrë që mos konsiderohen turistë shtetastit që kalojnë tranzit në Shqipëri për të shkuar në një vend tjetër.

Besnik Vathi: Kam qenë gjithmonë kritik për shifrat. I vë në dyshim shifrat totale që raportohen, mos ngatërrohet vizitori i huaj me turistin,,vizitor i huaj është edhe udhëtari tranzit. Këtë vit do ketë edhe shtetas të Kosovës që do kalojnë tranzit në Shqipëri.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *