Pandemia e Covid 19 ka shkaktuar kaos jo vetëm në ekonominë e vendeve të Bashkimit Europian, por ka goditur rëndë edhe sektorin e turizmit. Me kufijtë e mbyllur e linjat ajrore të pezulluara, askush nuk mund te parashikoje nëse turistët do të prenotojnë sërish si një vit më parë.
Por ajo që është zhgënjyese, është se bizneset sezonale të sektorit të turizmit rrezikojnë falimentin, pasi ekonomia e tyre varet vetëm nga të ardhurat sezolane.
Nga Algarve në Portugali në ishujt grekë, dhe nga bregdeti italian deri dhe klubet verore spanjolle, askush nuk e di nëse pushuesit e Evropës do të rikthehen. Komisioni Europian vlerëson se hotelet dhe restorantet e vendeve brenda BE-së, rrezikojnë të humbasin gjysmën e të ardhurave të tyre këtë vit.Vetëm në muajin mars, të ardhurat nga turizmi në Itali shënuan një rënie me 95%, dhe ne Spanja 77%.
Në të gjithë Evropën Jugore, rikuperimi nga kriza e vitit 2008 mbështetej në një masë të konsiderueshme në turizëm. Sipas Bankës Botërore te ardhurat e sektorit përbëjne 20% të prodhimit te brendshem bruto në Greqi , 18% në Portugali, 15% në Spanjë dhe 13% në Itali.
Komisioneri i tregut të brendshëm i BE-së, Thierry Breton, ka bërë thirrje për një “plan Marshall” duke përdorur fonde nga paketat e mëdha stimuluese ekonomike të Evropës për hotelet, restorantet dhe operatorët turistikë.
Pronarët gjithnjë e më të dëshpëruar të biznesive kërkojnë veprim, por shumë qeveri nuk duken te gatshem. Kancelarja Angela Merkel është shprehur se gjermanët nuk do ta kenë të mundur të shkojnë me pushime jashtë vendit. Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri Francez Edouard Philippe.
Ndërsa Ministri i Jashtëm i Spanjës, Arancha González Laya, tha që vendi do të rihapë gradualisht sektorin e turizmit. Megjithëse në Europë kurba e infeksionit dhe e viktimave nga koronavirusi ka shënuar ulje të ndjeshme, kufijtë e brendshëm të Unionit vijojnë të mbeten të mbyllur.





