Subscribe

Eliminimi i ndotjes akustike dhe garantimi i sigurisë së jetës në plazhe do të jene prioritet e Ministrisë së Turizmit dhe mjedisit këtë sezon turistik.

 

Drejtori i projekteve në Ministrinë e Turizmit, Albin Gega, gjatë një takimi në prefekturën e Durrësit foli për masat që do të merren para nisjes së sezonit.

 

Duke iu referuar fluksit të lartë në bregdetin e Durrësit, Gega kërkoi nga bashkia që të merren masa që çdo plazh privat të ketë të paktën një person të punësuar për të garantuar jetën e pushueseve nëpërmjet kullave të vrojtimit.

 

Në lidhje me menaxhimin e vijës bregdetare, Bashkia e Durrësit është përgjegjëse për mbarëvajtjen e  sezonit turistik nga Kepi i Rodonit deri tek Shkëmbi i Kavajës. Gjatë këtij viti bashkia pritet të shtojë strukturën e policisë bashkiake në mënyrë që të përballojë fluksin e punës në të gjithë territorin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *