Subscribe

Ministri i turizmit ka theksuar edhe një here domosdoshmërinë per zgjatjen e sezonit turistik. Blendi Klosi tha se duhet te promovohet jo vetëm bregdeti shqiptar por edhe agro-turizmi.

 

“Jeni tashmë ambasadorë shumë të rëndësishëm të promovimit të pikave të rëndësishme turistike të vendit, por kemi shumë më tepër nevojë që së bashku me ju, bashkitë, bizneset, pushteti lokal në përgjithësi, njerëzit që merren me botën e turizmit të gjejnë te platforma jonë një aleancë shumë të fortë për të promovuar bizneset e tyre. Për t’i dhënë atyre mundësi që nëpërmjet të rinjve të projektit Smile të afrojmë oferta të tjera turistike, oferta që shkojnë përtej plazheve të bukura të Velipojës, Vlorës apo të Durrësit, t’ia afrojmë atyre mundësinë për të vizituar bukuritë e Valbonës, Malit të Tomorit, bukuritë e Dajtit, zonat tona të zhvilluara tashmë të agroturizmit, kulinarinë e famshme të kësaj zone dhe për të pasur mundësi që turistëve që vijnë në Shqipëri, t’u afrojmë gjithmonë e më shumë një mundësi më tepër për të bërë turizëm në Shqipëri.”

 

Ministri Blendi Klosi beri një apel edhe per te gjithe te rinjte qe te angazhohen ne mbajtjen pastre te mjedisit.

 

“Në Shqipëri në vitin 2018 në bazë të statiskave që kemi në muajin e parë të sezonit turistik kemi një rritje mbi 10% të numrit të turistëve por duam shumë që muaji gusht të asistohet shumë më tepër nga ju, me mikpritjen nëpër pikat kufitare, por edhe me aksione pastrimi për të dhënë mesazhe të qarta se në Shqipëri ka filluar një erë e re për mbrojtjen e mjedisit, për mospërdorimin e qeseve plastike, për ruajtjen e pastërtisë dhe për të pasur mundësi që edhe në Shqipëri të kemi standarte të cilësisë së shërbimit, por edhe standarte të mbrojtjes së mjedisit.”

 

Klosi shpalli edhe nisjen e konkursit “ Fotografia me buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria”. Vlerësimi do te behet ne baze te pëlqimit ne rrjetet sociale dhe fituesi do te marre nje çmim ne vlere monetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *