Silvester Dheug, 34 vjeç me banim në Angli, është turisti që ka ndërruar jetë ditën e djeshme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ndërsa shoqëruesja e tij në motorin e ujit, Vera Ruani 31 vjeçe është në gjendje të rëndë në spital.
Policia e Durrësit ditën e sotme ka arrestuar shtetasin L. Xh., 56 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë shkëmbit i Kavajës, rezultoi se shtetasi L. Xh., iu ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, dy turistëve, të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh lundruese dhe nuk i ka pajisur me skafandra.






