E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Turisti amerikan vret gruan, krimi në apartamentin e marrë me qira në Shkodër

Një vrasje me thikë ndodhi paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës, ku viktimë mbeti një shtetase amerikane.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, nga një çift amerikan.

Viktima Sandra Saporito 54 vjeç humbi jetën në vendngjarje, ndërsa policia në banesë gjeti bashkëjetuesin e saj, Brandon Saporito 57-vjeç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes.

Ai  u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Në momentin e daljes nga banesa me pranga në duar ai ishte i mbuluar në gjak.

Nga profili në Facebook i autorit, shihet se çifti ndodhet në vendin tonë që nga 27 marsi.

Pikërisht në këtë datë ata kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa në foton e publikuar, Sandra shkruante se kishin mbërritur shëndoshë e mirë në Tiranë dhe ndodhen të ulur në ambietet e një bar kafeje në Rinas.

Ata kanë zhvilluar vizita në disa zona të Shqipërisë, si në Himarë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Shkodër, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë të zonës për të parë nëse ka patur edhe prezencë të personave të tjerë më herët në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë.

/vizionplus.tv

Më shumë video