Subscribe

Turiste kanë zgjedhur Korçën, Voskopojën, Dardhën e Boboshtocën për të kaluar Krishtlindjen.

 

Nata e 24 dhjetorit i gjeti të gjitha hotelet, bujtinat dhe shtëpitë pritëse të rezervuara, një pjesë e tyre prej muajsh.

 

Një prej turistëve ishte edhe mjeku Avenir Bahiti, i cili së bashku me familjen kishte rezervuar prej kohesh për të kaluar natën e Krishtlindjes në Korçë.

 

 

Edhe Turki-Alkhaldi, një turist nga Arabia Saudite, së bashku me bashkëshorten e tij korçare kishte zgjedhur juglindjen e vendit.

 

 

 

 “Mbërrita dje në Korçë. Është shumë bukur këtu, është hera e tretë që vij. Më pëlqen shumë qyteti dhe njerëzit janë mikrpritës.” 

 

 

 

Operatorët turistikë pohojnë se në natën e Krishtlindjes, Korça ka pritur shumë turistë. Sipas tyre, ky fluks pune nuk ishte parë prej vitesh.

 

 

 

Edhe Pogradeci ishte i mbushur me vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *