Sezoni turistik dhe dyndjet e vizitoreve drejt juglindjes se vendit ka bere që policia te vere ne zbatim një plan te përforcuar masash. Drejtoria e policisë se qarkut te Korçës bën me dije se uniformat blu kanë kaluar me shërbim 10 oraresh, ndërkohë që janë shtuar edhe 200 efektive te tjerë. Ne te njëjtën kohe, janë shtuar edhe patrullat e rendit dhe rrugores për të përballuar fluksin e lëvizjes se mjeteve ne akset kombëtare. Qarkullimi gjate këtyre ditëve është rritur edhe për shkak të kthimit të emigranteve, kryesisht nga vendi fqinj Greqia. Shërbimet e përforcuara të policisë pritet të vazhdojnë deri në fund të sezonit turistik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *