Londra e Britanisë së Madhe ishte ndalesa e radhës, ku kryeministrit Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar ditën e djeshme, më 24 nëntor.
Rama u takua me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe, në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën.
Lexo edhe :
Kreu i qeverisë, mëngjesin e sotshëm ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga takimi. Me anë të disa videove dhe fotove, Rama ka shprehur falenderimet për gjithë emigrantët në Londër.
“Faleminderit shqiptarëve të Britanisë së Madhe”, shkruan Rama krah videos.
Në pamjet nga takimi i djeshëm, salla duket e mbushur plot me flamuj kuqezi.
“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një dite kuqezi në Londër, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.
Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA. /vizionplus.tv






