Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Turi i mirënjohjes, Veliaj falenderon qytetarët e Tiranës: Privilegj i jashtëzakonshëm që na dhanë besimin për ta çuar Tiranën përpara

2 Qershor 19:06

Turi i mirënjohjes së Partisë Socialiste pas fitores së 14 Majit është ndalur sot në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në takimin ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, u shpreh se ndihet i privilegjuar për fitoren e thellë me rreth 60 mijë vota diferencë në kryeqytet.

 

“E kam zemrën plot mirënjohje sot! Për mua është një bekim i vërtetë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm që qyteti na dha, me një diferencë të thellë rreth 60 mijë vota, besimin për ta çuar Tiranën përpara. Edi e thotë shpesh, unë kam lindur me këmishë. Unë vërtet ndihem i lindur me këmishë me një skuadër pozitive dhe me një ekip që në Tiranë prodhoi një rezultat 27 me 0, duke sjellë fitoren në secilën prej njësive. Por kemi pasur edhe përputhjen më të madhe ndonjëherë të votave të partisë me votën e kandidatit, një disiplinë e jashtëzakonshme dhe një disiplinë mbresëlënëse. Sot ne kemi 34 mandate për këshillin bashkiak,” u shpreh Veliaj.

 

Nga ana tjetër, ai tha se disa mesazhe të forta në këto zgjedhje dhanë edhe demokratët.

 

“Disa demokratë ndoshta nuk ishin gati të votonin kësaj here për PS-në, por na dhanë mesazhin për 2 – 3 gjëra që ne biem dakord edhe me ata. Ramë dakord me ata që ne nuk kemi luftë me Amerikën dhe demokratët që nuk na votuan ne, refuzuan gjithashtu të votonin Saliun dhe Ilirin; na dhanë një mesazh që ata luftë me Europën, me civilizimin, me perëndimin dhe SHBA-të nuk janë gati të bëjnë dhe në këtë pikë mendojnë si ne. Kur shikoj që ata ishin 60% vota më pak se ne te kandidati dhe pastaj u përgjysmuan edhe një herë te Këshilli, na dhanë dhe një mesazh tjetër shumë të fortë. Jo vetëm s’ishin gati dhe s’duan të bëjnë luftë me Amerikën dhe perëndimin, por ata nuk ishin gati të shkonin të bënin krushqi me ‘Jovan Bregun’ dhe krushqinë e Saliut dhe Ilirit e bojkotuan edhe një herë tjetër, duke i përgjysmuar edhe në këshillat bashkiakë,” tha më tej Veliaj.

 

Veliaj uroi edhe anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, të cilët, tha ai, do të punojnë ngushtë në këtë 4-vjeçar me deputetët e Tiranës.

 

“Dua t’iu uroj sukses 34 anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe do të doja që t’i bashkohen skuadrës sonë të mrekullueshme të deputetëve të Tiranës. Nga ky moment do të duhet të sillen edhe ata si deputetë lokalë, për të ndarë barrën e një Tirane që rritet në mënyrë të jashtëzakonshme me 20-25 mijë vetë në vit, për të dhënë një dorë në punët e deputetit, deputetes, apo të deleguarve që kanë detyra në komunitet. Nëse ne blindojmë këtë skuadër të deputetëve që meritojnë gjithë mirënjohjen e falenderimin tim, që ma kanë bërë shumë të lehtë punën, sidomos në Bashkinë e Tiranës, atëherë edhe Këshilli Bashkiak, si deputetë të vegjël të një Tirane 1 milionëshe që ka përgjegjësinë, ka 40% të popullsisë së vendit, 50% të ekonomisë do të thotë që menaxhimi me seriozitet e përulësi i këtij qyteti është një barrë që duhet ta ndajmë të gjithë bashkë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
14 maj PS Qarku Tirane rama Veliaj Zgjedhje lokale

Nga e njëjta kategori

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të reja mbi ngjarjen

më shumë...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.