Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias zhvillon një tur diplomatik në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni. Ministria e Punëve të Jashtme të vendit fqinj konfirmon se ndalesa e parë e Kotzias do të jetë Beogradi, ndërsa të mërkurën ai do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiç.

 

Temë e diskutimeve do te jene marrëdhëniet dy palëshe  dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

 

Pas vizitës në Beograd, Kotzias do të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të takohet me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në Prishtinë do të bisedohet në kuadër të tensioneve me Turqinë, një marrëveshje me Beogradin, si dhe për perspektivën europiane të Kosovës.

 

Kotzias do të takohet me homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov ditën e enjte në Ohër. Kryediplomati grek është shprehur optimist se takimi i tij me Dimitrovin do të jetë një hap i madh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Nëse do të ketë zhvillime pozitive në Ohër pritet shumë shpejt një takim mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *