E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tuneli i Murrizit hapet në mars 2025

Tuneli i Murrizit do të hapet për qarkullimin e automjeteve në pranverën e vitit 2025.

Afati kontraktual është marsi i vitit 20-25. Në këtë rast mund ta themi me gojën plot që këtë herë kushtet do të respektohen. Ky tunel do të hapet në mars të vitit 2025, të përfunduar në të gjitha detajet, përfshirë edhe tunelin e emergjencës”, tha Belinda Balluku, ministre për infrastrukturën dhe energjinë.

Gjatë inspektimit të fundit për këtë vit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nënvizoi se aktualisht po punohet për tunelin e emergjencës.

“Tuineli i Murrizit është kompleks, dhe duke qenë i tillë duhet të përfundojnë të gjitha detajet e tij, duhet të përfundojë tuneli i emergjencvës, është akoma duke u punuar, është në hapat e fundit. Tuneli i Murrizit do të hapet vetëm në momentin që do të jetë plotësisht gati.”

Pas një kalvari të gjatë punimesh dhe problemesh për shkak të gjeologjisë, ministrja deklaroi se tuneli kryesor i Murrizit është i përfunduar në të gjitha detajet.

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video